Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lika: E humbëm vetë ndeshjen, të rikthehemi ndaj Kukësit

Luftëtari ka prishur ecurinë pozitive me 11 takime pa humbje, teksa është mposhtur 3-0 nga Partizani, rezultat ky që ka lënë të zhgënjyer trajnerin e gjirokastritëve, Hasan Lika.

Pas 11 takimesh humb edhe Luftëtari. Kaq i fortë ishte Partizani?
Në këto momente mendoj se humbëm jo vetëm për meritë të kundërshtarit, por edhe për shkak të gabimeve tona. Ishte gabimi në pësimin e golit të parë, ai që na penalizoi dhe më pas nuk ditëm të reagonim. Partizani u mbrojt me shumë lojtarë dhe shfrytëzoi kundërsulmet, ku na kapi shpesh të papërgatitur. Duhet të mbledhim forcat dhe të japim maksimumin, pasi kemi ndeshje të rëndësishme dhe kampionatin është ende i gjatë. Duhet të marrim maksimumin duke filluar që nga ndeshja me Kukësin në shtëpi.

A peshoi mungesa e Shkurtajt?
E ndjejmë mungesën e Shkurtajt, por kjo skuadër ka luajtur edhe pa Shkurtajn. Lamçja ka qenë shpesh pjesë e formacionit dhe nuk kishte arsye pse të binim kaq shumë në aspektin e lojës.

Sa ndikon kalendari ingjeshur te Luftëtari dhe a mendoni më shumë për Europën, apo për mbijetesën?
Nuk besoj se ndikon kalendari në ecurinë tonë. Ne do të përqendrohemi të marrim maksimumin dhe të shohim çdo të ndodhë në fund. Objektivi ynë ka qenë t’i largohemi fundit sa më shpejt, ndërsa për Europën kanë folur të tjerët, nisur nga pozicioni në renditje.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...