Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lika: Fitore e merituar por e vuajtur

Ndaj Laçit objektivi i vetëm i Luftëtarit ishte fitorja dhe trajneri Hasan Lika është i kënaqur që skuadra e tij e realizoi me sukses misionin duke vlerësuar edhe treshën Abazaj-Rroca-Bregu.

“Ata janë lojtarë cilësorë, dhe kur bëjnë mirë individualisht, vlerat e skuadrës rriten. Kur shënojmë, jemi edhe më të sigurtë për të fituar. Sot fituam, por vuajtëm. Fitore e rëndësishme përballë një kundërshtari që ishte 1 pikë para nesh. Vetë ia vështirësuam gjërat vetes, por edhe për meritë të kundërshtarit, që na vuri në vështirësi”.

Më pas Lika i bëri një analizë takimit ndërsa shpjegoi edhe zëvendësimin e kapitenit Beqiri.

“Skuadra pas barazimit me Teutën, e kuptoi që duhej të fitonte patjetër sot. Kur kërkon medoemos fitoren, lë pak hapësira. Ne u treguam të kujdesshëm, e filluam jo mirë, më pas morëm frenat e lojës në dorë. Një gol u anulua, pati dhe disa episode të tjera. Pas 2-0, disa individë patën besim të tepruar, dhe filluan të gabojnë. Bregu nuk është në 100% e vetë, duhet ta falenderojmë sepse doli i dëmtuar. Kur funksionojnë, baza është skuadra, dhe individët shfaqen akoma më mirë. Beqiri? Ai ka pasur probleme këto 2-3 javë. Probleme në ligamentin e gjurit por edhe në kavilje. Kemi qenë të kujdesshëm, por besoj se do jetë gati në vazhdimësi”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...