Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lika: Goli ishte çështje fati, të ardhmen e vendos me klubin

Griseld Lika ishte protagonist për Luftëtarin sot, pasi shënoi një gol mjaft të bukur, deri diku edhe me fat, që u dha barazimin gjirokastritëve në sfidën përballë Bylisit pasditen e sotme.

Vetë futbollisti pranoi se ka pasur kontakte edhe me ekipe të tjera të Superiores, por theksoi se është përqendruar të bëjë më të mirën me fanellën e Luftëtarit.

Ishte kros apo gjuajtje në portë ai goli juaj?
Goli ishte më shumë një kros, ishte fati im. Jemi një ekip me djem të rinj dhe në qoftë se na i lejon matematika, do të luftojmë deri në fund. Golin do t’ia dedikoj menaxherit tim, i cili më ka mbështetur gjithmonë.

Po zhvilloni paraqitje mjaft të mira. A jeni kontaktuar nga ndonjë klub tjetër i Superiores?
Kam pasur disa kontakte nga disa ekipe në Superligë, por të ardhmen time e dinë vetëm drejtuesit e Luftëtarit. Unë do të vazhdoj të jap maksimumin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...