Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Lika: Luftëtari entuziast, udhëton për pikë drejt Korçës

Hasan Lika nuk ka kohë për të humbur. Faza e parë e Kategorisë Superiore është drejt fundit dhe trajneri kryeqytetas, që nisi një aventurë të re në Gjirokastër, kërkon të largojë sa më shumë nga zona e ftohtë skuadrën në krizë rezultatesh. Testi i parë ndaj kampionëve të Kukësit nuk i siguroi asnjë pikë trajnerit të skuadrës nga qyteti jugor, por ai shikon me qetësi përpara, drejt një tjetër sfide shumë të vështirë, transfertës së Korçës.
Në shkojmë në Korcë për të marrë rezultat pozitiv. Djemtë janë stërvitur me shumë dëshirë dhe entuziazëm, shpresojmë që kështu të jetë në prag të cdo ndeshjeje. Për të eliminuar pozicionin ku jemi, duhet të marrim pike, pavarësisht kundërshtarit që do të kemi përballë.
Më pas ai rikthehet edhe një herë te analiza e ndeshjes me Kukësin, duke evidentuar faktin se skuadra duhet të konkretizojë në gola rastet që i krijohen.
Ajo që na mungoi në ndeshjen me Kukësin kishte të bënte me rastet e shumta të krijuara, por të pashfrytëzuara. Nuk mjafton vetëm të godasësh shtyllën. Shfafëm disa probleme edhe në aspektin mbrojtës, të cilat jemi munduar t’i eliminojmë.

Lika e ka të qartë në kokë formacionin për ndeshjen e radhës, por ai nuk pranon ta zbulojë. Gjithsesi, numri 1 i stolit “bluzi” do të bazohet në skemën klasike 4-2-3-1, pa përjashtuar faktin se gjatë ndeshjes mund të bëjë ndryshime të rëndësishme.
Jemi të detyruar të bëjmë ndryshime për shkak të mungesave që kemi për arsye kartonësh dhe dëmtimesh.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...