Kupa e Shqiperise

Lika: Në Laç për rezultat, Luftëtari në garë në dy drejtime

Me Luftëtarin që u rikthye te shkëlqimi i sezonit të kaluar, Hasan Lika kërkon të ulë euforinë brenda grupit. I vetëdijshëm që suksesi me Skënderbeun mund të kthehet në “bumerang” trajneri shfaqet i përmbajtur, duke mos e kursyer edhe ndonjë kritikë.

Hasan Lika

“Zhvilluam një ndeshje të mirë, fituam me Skënderbeun duke shfrytëzuar maksimalisht rastet përballë një skuadre që na vendosi shumë në vështirësi. Por, tashmë jemi të përqendruar maksimalisht te ndeshja e Kupës me Laçin dhe do të synojmë të përmirësojmë gabimet që bëmë në fundjavë”.

Me Kupën që mbetet një objektiv, Luftëtari do të luajë në Laç me formacionin më të mirë, me synimin që është rezultati pozitiv prej ndeshjes së parë.

Hasan Lika

“Objektivi ynë sigurisht është edhe Kupa, që të shkojmë sa më lart. Nuk kemi lënë lojtarë pushim, por kemi vetëm dy të dëmtuar Rapan dhe Lamçen. Do të luajmë me formacionin më të mirë, me qëllimin që të marrim një rezultat sa më pozitiv dhe që të jemi në pozita të mira në ndeshjen e dytë”.

Lika premton se gjirokastritët do të luftojnë si në kampionat ashtu edhe në Kupë, për të siguruar një vend në Europë, por edhe për të synuar ta fitojnë për herë të parë në histori trofeun.

Hasan Lika

“Karakteristikat e ndeshjeve të Kupës janë me sistem eliminimi dhe është e rëndësishme të mos pësojmë gol, por nga ana tjetër duhet të mundohemi që edhe të shënojmë. Kjo do të na ndihmonte të ishim më të qetë dhe më optimistë për ndeshjen e dytë, ky është qëllimi ynë. Do mundohemi që të vazhdojmë të luftojmë si në Kupë ashtu edhe në kampionat”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency