Kategoria Superiore

Lika: Nuk është paguar as ushqimi dhe as qiraja e jabanxhinjve, nuk vazhdohet kështu!

Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, mori guximin për të folur drejtpërdrejt me gazetarin Rinald Bregasi për situatën e krijuar, duke bërë përgjegjëse Bashkinë e Shkodrës që nuk po u siguron lojtarëve detyrimin minimal. Lika dha edhe një propozim për zgjidhjen e krizës, por la të kuptohet se nuk do të ketë prapaktheu nëse Bashkia nuk gjen zgjidhje.

“Muaji fundit që kemi marrë rrogën është muaji janar. Akush nuk është paguar, jabanxhinjve nuk u është siguruar as ushqimi dhe u janë prerë dritat. Kështu luhet futboll?! Paga e FSHF-së nuk del për të shtyrë një javë. Propozimi ynë është të paguhemi rregullisht deri në fund të majit, pastaj të vendosë klubi një pagë minimale. Duhet të paguhet qiraja dhe ushqimi i futbollistëve, kjo është minimale. Është vendim i marrë nga të gjithë lojtarët, kemi disa ditë që e kemi diskutuar. Unë po flas në emër të të gjithë grupit, do të vazhdojmë derisa të zgjidhet situata, nuk mund të vazhdohet më kështu.”

Më tej Lika u shpreh se futbollistëve nuk u interesojnë përplasjet politike, por duan zgjidhje nga institucioni i Bashkisë.

“Këta na thonë se është faji i Këshillit Bashkiak dhe ne nuk e dimë si qëndron puna. Ne do ta vazhdojmë bojkotin derisa të zgjidhet gjithçka. Ne po kërkojmë dikë që të flasim dhe ta zgjidhim këtë, të krijohet një takim dhe të gjejmë zgjidhje. Me kryebashkiaken nuk kemi komunikuar. Kjo mund të jetë një luftë politike, por nuk na intereson aspak, ne përfaqësojmë Vllazninë. Ne duam të marrim pagat, të paguhen qiratë për jabanxhinjtë dhe ushqimi.”

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency