Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lika: Penallti që s’duhej pranuar nga vetë Sowe

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, e konsideron aq flagrant rastin e penalltisë në favor të Skënderbeut sa mendon që vetë Sowe duhet t’i kërkonte gjyqtarit që të mos e akordonte 11-metërshin.

Largohesh me pengje sot nga Korça?

Pavarësisht rezultatit, që nuk ishte i merituar në pjesën e parë, vijuam të prodhonim një lojë të mirë. Mendoj se duhet të dilnim me një pikë nga kjo fushë sot.

U bënë shumë gabime në këtë sfidë nga arbitri, pse ndodh kjo?

Pamjet flasin vetë. Ky është nga ato rastet që futbollisti duhet t’i thotë arbitrit që nuk është penallti.

Do ta bënin të njëjtën gjë edhe futbollistët e tu?

Nuk dimë të vjedhim një penallti të tillë, sepse as nuk na kanë dhënë.

Luftëtari ka pretendime për 11-metërsh…

Anësori nuk e ka parë këtë rast, sepse nuk ka pasur pamjen.

Lufëtari meritonte më shumë, mund të bënte më mirë Lamçja?

Sigurisht që Shkurtaj dhe Bregu janë të rëndësishëm në sulm. Lamçja me minutat që kishte në dispozicion u mundua të bënte më të mirën. Kemi pretendime për të gjithë lojtarët. Edhe rasti i Rrocës ishte flagrant për barazim.

Ndoshta duhet të kishit guxuar më shumë?

E drejtë, por në sulm Liçaj kishte 2-3 raste të shënonte. Mendonim që duke shkëputur vëmendjen e mbrojtjes kundërshtare nga Abazaj, të godisnim me lojtarët e tjerë. Trajneri e ndërton skuadrën në bazë të organikës që ka. Luftëtari ka mundësi të mira në sulm, dhe kështu e kemi ndërtuar lojën, duke sulmuar.

Vazhdoni ta mendoni Europën?

E dimë se sa e vështirë ishte t’i shkëputeshim zonës së ftohtë. Kemi objektiva edhe për më lart, por ndeshjet janë të forta. Duhet të luftojmë për të dy objektivat. E thamë që jemi edhe për Europë, që edhe ju të mos na e përmendnit më.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...