Kategoria Superiore

Lika rrëfen aventurën gjirokastrite: Largohem i lumtur, arritëm objektivin

Luftëtari i edicionit që sapo u mbyll ishte një gjëmim, skuadra me futbollin më dëfryes në kampionat, që arriti të shkruajë historinë me debutimin në kompeticionet e UEFA-s. Gjirokastritët vinin nga një sezon i mirë me vendin e 4 në klasifikim dhe sigurisht me komplimentet e një loje të bukur. Përsëritja e asaj ecurie dhe arritja e zonës europiane ishte sfida e bluzinjve, të cilët niseshin me avantazhit e të pasurit një ekip të talentuar dhe tepër të disiplinuar.

Megjithatë nisja e sezonit nuk ishte e duhura, me luftëtarin që nën drejtimin e uruguaianit Luis Curbello pa veten në zonën e rënies. Në javën e 7, Hasan Lika merr drejtimin e skuadrës për ta çuar në pozitat që në atë moment dukej një mision i pamundur. Arritja historike nuk i mjaftoi trajnerit kryeqytetas të vijojë projektin e nisur, edhe pse luftëtari i tij la gjurmë këtë edicion, ashtu si një bubullimë, apo siç e pëlqejnë në ambientin bluzi, “thunderstruck”…….

“Jemi të qetë pasi kaluam një objektiv të rëndësishëm, përpos momenteve të vështira. I kaluam të gjithë bashkë për të arritur në këtë sukses, me ekipin që merr pjesë për herë të parë në Europë”, u shpreh Lika.

58-vjeçari mori drejtimin e skuadrës pas dy humbjeve radhazi por mbi të gjitha luftëtari kishte humbur dhe identitetin e lojës së bukur. Një sfidë e madhe edhe për një ekspert si Lika.

“E kam thënë që kam shkuar me dëshirë dhe me bindjen për të ndryshuar gjërat në atë moment të vështirë. Kam qenë në biseda me klubin përpara fillimit të sezonit. Duke u nisur nga ajo çfarë tregoi vitin e kaluar, pretendoja që mund të bëja mirë këtë sezon. Faktet treguan që bëmë më mirë dhe kaluam momentin e vështirë dhe arritëm objektivat. Skuadra ndryshoi nga viti kaluar dhe kjo pritej të reflektohej në lojë dhe rezultate. Duhej kohë për të fituar vlerat dhe kjo u arrit nga tetori”, tha Lika.

Midis tifozëve të Luftëtarit, por edhe drejtuesve, ka ekzistuar keqardhja e faktit që Hasan Lika mori drejtimin e skuadrës gjatë sezonit, duke menduar se me të që në fillim kjo skuadër mund të kishte shkuar shumë më lart. Megjithatë në futboll, ashtu si dhe në jetë, nuk mund të ecësh përpara me “Sikur”.

“Ndryshe mund të ishte bërë në fillim të sezonit, mund të ishin bërë më mirë. Kanë kërkuar t’i bëjnë më mirë, por ndoshta nuk ecën si duhet. Prandaj skuadra e futbollit ka ndryshime, për të bërë gjëra pozitive. Kemi shembuj që skuadra më të mëdha, me buxhet më të madh dështojnë. Por ne gjetëm të gjithë forca dhe ia dolëm. Në kohën më të vështirë kemi pasur ndihmë të madhe, pasi na mbështetën në momentin më të vështirë sidomos tifozët“, deklaroi ish trajneri i Luftëtarit.

Sigurisht një skuadër futbolli në harkun e një sezoni ka ulje-ngritjet e veta. Edhe për Luftëtarin kjo ka ekzistuar edhe pas marrjes së drejtimit nga Hasan Lika, sidomos në javët e para të tij në krye të skuadrës. Sfida ishte të injektonte në ekip besimin e duhur se gjithçka mund të arrihej.

“Momentet e këqija përsa i përket rezultateve marrjes së pikëve. Në atë kohë që humbnim, zhvillonim lojë të mirë, të vinte keq që nuk merrnim pikët, por ishim më të qetë dhe këtë i kërkuam lojtarëve të ishin më të qetë. Do vijë momenti të marrim pikët dhe sot këto vlera lojtarët duhet t’i mbajmë. Luftëtari në atë moment ishte skuadër për t’u mundur“, tregon Lika.

Në dy vitet e fundit, kur përmendej emri i Luftëtarit menjëherë në mendje të vinin Kristal Abazaj dhe Dejvi Bregu, individë që simbolizonin pikërisht Gjirokastrën e futbollit. Megjithatë përtej aftësive individuale të tyre, çelësi i suksesit mbetej fryma e grupit.

“Ne kishim dy individë, që ishin djem fantastik dhe e shikonin vlerën e tyre në bazë të ekipit dhe shokëve. Falë frymës kolektive shkuan më lart dhe këtë e shprehnin përditë. Përveç aftësive individuale, kishin diçka të mirë që mbështeteshin tek kolektivi. Dhe ky ishte rast i rrallë që të kishe një grup të tillë, kompakt. Duke i rezistuar presionit të rezultatit dhe minutave. I kam dhënë mundësinë të gjithëve dhe besoj që jemi të kënaqur”, shprehet trajneri kryeqytetas.

Rrugët e Hasan Likës dhe Luftëtarit janë ndarë përfundimisht, me klubin që i besoi projektin sllovenit Millosh Kostiç. Në Gjirokastër sot është një skuadër e mirëorganizuar dhe gati për të bërë gjëra të mëdha në të ardhmen, kjo edhe falë punës së 58-vjeçarit, që gjithsesi ruan profilin e tij dhe modestinë që e karakterizon.

“Është sport kolektiv dhe arritjet janë të tilla. Kemi arritur sukses të gjithë bashkë dhe i jemi mirënjohës qytetit dhe tifozëve. Ishte sukses që vinte nga humbja e besimit. Ne kaluam të gjitha së bashku një objektiv që u vendos gjatë sezonit dhe do të ndikojë në të ardhmen e ekipit, dhe kjo është ajo që më kënaq më shumë”, shprehet Hasan Lika.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top