Abissnet Superiore

Lika: Shpërdoruam shumë dhe u ndëshkuam

Luftëtari ishte me një fitore në xhep, pasi kryesonte 0-2 në Laç dhe kishte edhe epërsi numerike, pas kartonit të kuq të Fangajt për vendasit. Gjithsesi gjirokastritët nuk arritën të menaxhojnë siç duhet këtë situatë dhe pësuan dy gola të shpejtë, që sollën edhe barazimin për vendasit.

“Shkuam 2-0, por kundërshtari nuk u dorëzua,ndërsa ne gabuam në momentet e golave të tyre. Patëm sërish raste, por shpërdoruam shumë dhe kur humb kaq raste, ndodh që të mos marrësh fitoren. Duhet të jemi më të qetë në sulm, për të mos gabuar kaq shumë, por pashë një farë irritimi, për shkak të arbitrimit”, tha Hasan Lika.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency