Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lika: Skuadra po rritet, merkatoja pozitive

Luftëtari e nisi 2018-ën me fitore, madje duke mposhtur kryesuesit dhe duke regjistruar fitoren e 4-t radhazi në Kategorinë Superiore. Gjirokastritët e Likës iu imponuan 2-20 Skënderbeut, me 2 gola të shënuar nga ylli i ekipit, Kristal Abazaj.

“Ne kemi një skuadër që po rriten nga ndeshja në ndeshje dhe përveç lojës, po përmirësojmë edhe rezultatet. Mesfusha është mjaft e mirë dhe kontribuon mjaft në suksesin tonë, por e gjithë skuadra po jep maksimumin, pasi ndeshjen nuk e fiton vetëm një repart. Ndeshjet kanë qenë të vështira dhe kemi arritur të marrim rezultat, por edhe në takimin e sotëm, fituam ashtu siç mund të humbnim. Skënderbeu humbi disa raste dhe kjo na favorizoi sot, por për të menduar më shumë sesa mbijetesën, duhet të punojmë ende shumë dhe të përmirësohemi në paraqitjet tona”, shprehet Hasan Lika.

Luftëtari ishte një nga skuadrat më aktive në merkaton e janarit, duke afruar plot 11 futbollistë, disa prej të cilëve debutuan sot nga minuta e parë. Lika vlerëson afrimet e bëra nga klubi dhe paraqitjen e atyre që sot patën mundësi të kontribuojnë për fitoren.

“Lojtarët që debutuan sot zhvilluan një ndeshje të mirë, ndonëse nuk janë përshtatur plotësisht me skuadrën. Zëvendësimi i Shkurtajt ishte i nevojshëm sepse donim të forconim mesin e fushës, për të bllokuar kundërshtarin dhe për të tentuar ta ndëshkonim me kundërsulm”, tha trajneri i Luftëtarit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...