Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lika: Synojmë rezultat pozitiv, pres gol nga Bregu

Këtë të enjte Luftëtari do të përballet me Flamurtarin me objektivin për të fituar pas një periudhë të gjatë ndaj vlonjatëve por dhe për të treguar se e kanë stofin për Europën. Trajneri Hasan Lika në konferencë për shtyp bëri të ditur se skuadra është përgatitur maksimalisht për këtë përballje dhe synimi mbetet gjithmonë i njëjtë, fitorja.

“Ne e kemi vlerësuar si gjithë ndeshjet e tjera, aq më tepër që kemi një kundërshtar akoma më të fortë, që luan në shtëpinë e tij dhe do të bëjë maksimumin për të ruajtur pozitat që ka, por edhe për të shkuar edhe më tej. Nga ana tjetër, edhe ne do të kërkojmë të njëjtën gjë, kështu që besojmë se do të jetë një ndeshje e fortë, ku shpresoj se do të japim maksimumin”, u shpreh Lika.

Për Likën gjithsesi kjo sfidë nuk vjen pa probleme nga infermieria, me Rapon dhe Ramadanin që me shumë gjasa nuk do të jenë në fushë ndaj vlonjatëve.

“Lojtarë të skualifikuar nuk kemi, por kemi dy dëmtime lojtarësh, si Rapo dhe Ramadani, që janë në dyshim për këtë sfidë. Mendojmë se Rapo është mirë që të pushojë, ndërsa për Ramadanin do të vendosim nesër”, tha Lika.

në sfidën e fundit me Vllazninë, Luftëtari shpërdoroi shumë përpara portës, por Lika i doli në krah lojtarëve të tij duke theksuar se rastet e shumta të krijuara janë dhe për shkak të cilësive të lojtarëve të tij dhe kush krijon dhe mund të gabojë.

“Ne jemi një skuadër që krijojmë shumë, qoftë si pasojë e lojës kolektive, por edhe si pasojë e lojës individuale të lojtarëve të sulmit. Unë kërkoj që jo vetëm të krijojmë, por edhe të shënojmë, pavarësisht se futbolli e njeh faktin se jo çdo rast konkretizohet me gol. Shpresoj që në Vlorë, Bregu të rikthehet te goli”, deklaroi Lika.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...