Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lika tregon eksperiencën te Luftëtari dhe ‘qan’ Abazajn e Bregun

Luftëtari fitoi sot në Shkodër falë dy golave të shënuar nga talentet e skuadrës, Bregu dhe Abazaj, ndërsa mori edhe vendin e 3-të të renditjes, që të çon në kompeticionet europiane.

Në emisionin ‘Zona Gol’, në Supersport ishte i ftuar trajneri Hasan Lika, ai që mori këtë skuadër në zonën e ftohtë të renditjes dhe e ngriti në zonën europiane, duke mposhtur me radhë të gjithë kundërshtarët, përfshi edhe emra si Skënderbeu e Partizani.

‘Zona Gol’: A e prisnit vendin e 3-të?
Lika: Sigurisht që ne jemi në luftë për vendin e 3-të, por më shumë për një vend në kupat e Europës. Natyrisht që në punën tonë kemi pasur si qëllim të ngjitemi sa më lart.

‘Zona Gol’: Keni mposhtur shumë skuadra të mëdha. Kush të ka shijuar më shumë?
Lika: Fitoret janë të gjitha njësoj, por ajo që më kënaq është që po konfirmohemi me rezultatet dhe një pjesë e lojtarëve po rriten nga java në javë.

‘Zona Gol’: Si është të punosh me kaq shumë talente?
Lika: Kam shkuar me shumë dëshirë te Luftëtari, pasi më ka pëlqyer shumë skuadra dhe kam gjetur një ambient mjaft të mirë, me djem të mrekullueshëm, të gatshëm për të punuar dhe për të të ndjekur. Jo vetëm Abazaj dhe Bregu, por edhe lojtarë të tjerë po bëjnë shumë mirë dhe meritojnë të vlerësohen për atë që shfaqin në fushën e lojës.

‘Zona Gol’: Keni marrë masat për të zëvendësuar lojtarët që po largohen?
Lika: Mendoj se si Abazaj, ashtu edhe bregu janë deri diku të pazëvendësueshëm, por ne po kërkojmë për të gjetur lojtarë që mund të shndërrohen në yje, me kalimin e kohës.

‘Zona Gol’: A jeni gati për të marrë pjesë ne Europa League?
Lika: Jemi akoma rrugës për t’u kualifikuar në Europë, por na duhet ende punë për ta siguruar. Mendoj se kemi një kolektiv që mund të arrijë të përballojë me sukses garat e Europës. Largimet e Abazajt dhe Bregut do të ndikojnë , por do të kërkojmë forca të tjera për t’i zëvendësuar. Kam besim se do të bëjmë diçka në këtë drejtim, gjithmonë pasi të sigurojmë kualifikimin.

‘Zona Gol’: A ka xhelozi brenda ekipit, për vlerësimin e jashtëzakonshëm ndaj Bregut dhe Abazajt?
Lika: Jo, nuk ka aspak xhelozi. Kam pasur fatin që punoj me një grup të tillë futbollistësh. Bëhet fjalë për një kolektiv mjaft të mirë, me djem që shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe e inkurajojnë njëri-tjetrin. Duartrokitëm Abazajn kur nënshkroi me Anderlechtin dhe ai sërish na e shpërbleu sot me atë gol që shënoi. Ata të dy nuk janë lojtarë të Luftëtarit tashmë, por sërish nuk kursehen në shërbim të skuadrës tonë.

‘Zona Gol’: Keni menduar për një Abazaj tjetër?
Lika: Do të mundohemi të gjejmë një futbollist që ka karakteristikat e tij. Për momentin nuk kemi ende një emër, që mund të themi, por jemi duke vëzhguar dhe punuar. Gjithsesi jemi të sigurt që Abazajn nuk e gjejmë dot. Pasioni dhe dëshira e tij është e veçantë, sa mund të them që është çelësi i suksesit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...