Kategoria e Parë

Lika: Vllaznia është gati, duam fitore në çdo takim

Vllaznia do të startojë nesër aventurën në Kategorinë e Parë, teksa në orën 16:00 do të presë në “Loro Boriçi” dibranët e Korabit, në një sfidë ku do të synojnë vetëm 3 pikët.

Trajneri i shkodranëve, Hasan Lika doli sot në një konferencë për shtyp, ku foli për kundërshtarin e radhës, përgatitjet dhe merkaton e bërë gjatë verës.

“Jam I kënaqur me futbollistët që kemi mbajtur, por edhe ata që kemi afruar, Mendoj se kemi një organikë të kompletuar, për të bërë një sezon të denjë për emrin e Vllaznisë dhe për t’u rikthyer menjëherë në elitë. Gjithsesi, ndonjë riparim të vogël mund ta bëjmë edhe në janar. Jemi gati të zbresim në fushë dhe ta nisim me këmbën e mbarë, duke marrë 3 pikët. Kemi punuar mirë, ndonëse e filluam pak vonë, ndaj edhe kam besim se gjërat do të shkojnë mirë”, deklaroi Lika.

Ish tekniku i Luftëtarit theksoi se Vllaznia do të synojë rikthimin menjëherë në Superiore dhe se do të kërkojë fitoren në çdo takim, ndërsa bëri edhe një apel për tifozërinë shkodrane.

“Ne jemi Vllaznia dhe do të luajmë çdo takim për ta fituar. Besoj se do t’ia dalim me sukses, që të ngjitemi në Kategorinë Superiore brenda sezonit të parë. Tifozëria është e zhgënjyer dhe me të drejtë, por në një situatë të tillë, mbështetja e tyre është shumë e rëndësishme për ne. Ndaj përveç rezultateve, rikthimi i tifozërisë do të jetë një tjetër sfidë për ne këtë sezon”, tha trajneri i Vllaznisë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency