Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Lila: Reja ka ndryshuar atmosferën, do na ndihmojë shumë

Gjithmonë ka qenë pjesë e skuadrës dhe ka dhënë kontributin e tij, qoftë në fushë, qoftë në dhomat e zhveshjes, por këtë herë Andi Lila është në “Elbasan Arena” si spektator, pasi një dëmtim e ka lënë jashtë grumbullimit me kuqezinjtë.

Në një lidhje direkte me emisionin “Kuqezi”, mesfushori kavajas tha se ka vizituar shokët në qendrën e grumbullimit dhe se ka parë një atmosferë mjaft të mirë, ndërsa nuk i kurseu lëvdatat edhe për trajnerin Edi Reja.

Lila, sot e shikoni Shqipërinë si spektator…
Të them të drejtën, qenka qejf ta shohësh Kombëtaren edhe nga shkallët e stadiumit, pasi gjithmonë kam qenë në dhomat e zhveshjes.

Si po të duket Kombëtarja nën drejtimin e Rejës?
Kam pasur kontakt me të gjithë dhe madje kam vizituar ekipin në resortin ku kanë qenë të grumbulluar. Klima është shumë e mirë dhe skuadra është përshtatur mjaft mirë edhe me skemën e re, duke bërë një ndeshje të mirë në Islandë, ndonëse fati nuk ishte me ne.

Si e shikoni ndeshjen e sotme ndaj Moldavisë?
Lojtarët janë në formën e tyre më të mirë dhe kam shumë besim. Do të dëshiroja të zhbllokonim ndeshjen që në 20 minutat e para, për ta bërë më të lehtë pastaj. Gjithsesi, duhet të kemi edhe fatin me vete, për të marrë tre pikët dhe për të ecur përpara.

Keni pasur një bisedë me Rejën gjatë kësaj kohe?
E kam takuar trajnerin dhe më ka bërë përshtypje të mira, pasi është një zotëri i vërtetë. Shpresoj që bagazhin e karrierës së tij të gjatë, ta transmetojë në Kombëtaren tonë.

Ku do luani sezonin e ardhshëm?
Kam edhe një vit kontratë me Janinën, por besoj se do ta ndërpres, pasi skuadra ra një kategori më poshtë. Megjithatë tani jam i dëmtuar dhe e kam marrë me qetësi, çështjen e vendimit. Mund të vijoj në Greqi, por edhe në Shqipëri. Të shohim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...