Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lilaj: Dinamo, me baza të forta, do t’i largohet shumë shpejt fundit

Sabien Likajt futbolli shqiptar i duket diçka e re, edhe pse në Shqipëri, kur ishte pjesë e Skënderbeut, ka arritur kulmin si futbollist. Gjatë prezantimit të Dinamo, mesfushori korçar u shpreh i bindur se blutë e kryeqytetit po hedhin bazat për të ardhmen.

“Më duket diçka e re, sepse nuk kam qenë në Shqipëri, se gati shumica e atyre që kanë luajtur me mua kanë lënë futbollin. Jam i lumtur që u riktheva, sepse isha lodhur, të them të drejtën, duke udhëtuar jashtë. U riktheva te Dinamo sepse është një ekip i madh. Kjo është pika kryesore, pavarësisht se Skënderbeu ishte ne nivele të tjera.”

Dinamo, si Skënderbeu: “Edhe organizimi i Dinamos është në nivelet e Skënderbeut, me punë besoj se do të arrijmë atë nivel. Edhe Skënderbeu nuk është se e nisi direkt lart, ka arritur në majë duke punuar, shtruar bazat, vit pas viti arritëm deri në grupe. Besoj se Dinamo ka vënë baza të forta. Duhet të luash në fushë me kundërshtarët që të shohësh nivelin që kanë. Unë kam vetëm dy javë dhe nuk kam parë limitet e ekipit, por, duke parë emrat, besoj se do të largohemi shumë shpejt nga fundi i renditjes dhe do të ngjitemi sa më lart.”

Sfida me Kukësin: “Kukësin e njoh, përveç Lulajt me të cilin kam luajtur, nuk njoh tjetër. Në videot dhe analizat që kemi bërë, duken ekip i mirë teknik, që luan mirë me topin dhe besoj se do të jetë një ndeshje e vështirë. Objektivat? Nuk më pëlqen të flas shumë, por besoj se me punë do të arrijmë lart”.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...