Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Lilaj: Eksperienca sjell qetësi, i lumtur për ftesën nga Kombëtarja

Sabien Lilaj ishte heroi i Skënderbeut në finalen e Kupës, jo vetëm për golin e vetëm të sfidës, pro edhe për lojën konstante gjatë gjithë 90-minutëshit dhe sezonit në tërësi. Mesfushori komentoi për Supersport emocionin e këtij triumfi, por edhe të ftesës nga Kombëtarja.

Ku e gjeni qetësinë për të shënuar këto 11-metërsha deçizivë?
Besoj se kjo vjen për shkak të eksperiencës së madhe, por edhe për shkak të faktit që jam natyrë e qetë edhe në jetë.

Pas pak orësh do të niseni për në Zvicër, ku ju pret Kombëtarja…
Ka qenë një vit mjaft i mirë për mua dhe Skënderbeun, që solli edhe ftesën për në Kombëtare. Jam i lumtur dhe i gatshëm për të dhënë kontributin tim edhe te Shqipëria.

Kush ju shijoi më shumë, goli ndaj Dinamos së Kievit, apo ky sot?
Ai ndaj Dinamos së Kievit kishte më shumë emocione. Sot ne vinim pas 4 ditësh festë dhe ky gol ishte brenda festës (qesh).

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...