Prishtina nuk ia doli të merrte fitoren në “Fadil Vokrri” përballë Feronikelit, për xhiron e 16-të të Superligës së Kosovës. Edhe pse ishin pak më dominues në lojë, bardhekaltrit nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetën, me sfidën që u mbyll pa gola.
Vendasit patën mundësi të artë në minutën e 14-të, por penalltia e ekzekutuar nga Sabien Lilaj u prit nga portieri Ilir Avdyli. Gjatë pjesës së dytë ritmi ishte më i lartë, nuk munguar raste por fatkeqësisht nuk pati gola as në këtë fraksion. Prishtina rrezikoi me Mankendan (60’), por goditja e tij përfundoi jashtë, ndërsa Feronikeli iu afrua golit dy minuta më vonë duke vënë në provë Egland Haxhon, që neutralizoi goditjet e Simonovskit dhe Maliqit.
Pas këtij barazimi, Prishtina mbetet në vendin e tretë me 25 pikë, ndërsa Feronikeli në të pestin me 20 pikë.
