IPKO Superliga

Lilaj: Isha pranë firmës në Shqipëri, projekti i Prishtinës serioz

Sabien Lilaj u prezantua sot te Prishtina si goditja e madhe e merkatos së verës. 31-vjeçari, i cili në Shqipëri ka spikatur fillimisht te Tirana e më pas në Korçë, me Skënderbeun, kërkohej me ngulm edhe nga s’kuadrat e Superiores, kryesisht Partizani, por preferoi të veshë fanellën bardheklatër në Kosovë. Për faqen e klubit kryeqytetas ai tregon arsyen pse vendosi të largohej nga Izraeli.

“Për arsye familjare vendosa të lë Izraelin e të kthehesha në Shqipëri. Kisha edhe një vit kontratë, por meqenëse jam edhe me fëmijë të vogël, mendova se për familjen time ishte koha e duhur të kthehesha në shtëpi. Kisha rënë dakord me një ekip në Shqipëri, por për disa arsye u vonua finalizimi. Dhe erdhi oferta nga Prishtina.”

Futbolli në Kosovë: Nuk kam shumë informata për futbollin e Kosovës. Dy herë kam qenë me Kombëtaren e Shqipërisë në Prishtinë, di që edhe si qytet edhe si kampionat po zhvillohet shumë.

Projekti i Prishtinës m’u duk serioz, janë optimist. Kështu që, përse jo. Një aventurë e re dhe një objektiv i ri. Synimet janë titulli dhe sa më larg në Europë. Të bëjmë maksimumin që të arrijmë objektivat.

Njohjet e vjetra: Këtu njoh kryetrajnerin Dallku dhe trajnerin Curri nga Kombëtarja dhe shumë njerëz tjerë nga Kosova, veçmas nga periudha kur luaja te Skënderbeu. Pak a shumë ndihem si në shtëpi, pavarësisht se ka shumë gjëra për të njohur.

Kontrata: Gjithmonë kontratat i kam pasur afatgjate, te Skënderbeu kam qëndruar gjashtë vite dhe kam fituar pesë kampionate. Shpresoj të mos e ndërroj edhe Prishtinën deri në fund të karrierës dhe të fitojë edhe te Prishtina ashtu siç kam fituar përpara”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency