Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lilaj mban peng formacionin anti-Partizan

Sabien Lilaj mban në ankth Skënderbeun për ndeshjen me Partizanin. Tifozët kanë folur, drejtuesit përgatisin mbrojtjen ligjore, skuadrës i duhet që sërish fjalën e saj ta thotë në fushë, në një përballje të rëndësisë së veçantë për pikët dhe prestigjin.

Shqetësimet edhe në aspektin teknik nuk mungojnë, me Lilajn që mban pezull strategjinë anti – Partizan. Mesfushori nuk ka mundur të stërvitet as në seancën e kësaj të enjteje, për shkak të gjendjes gripale dhe prezenca e tij në fushë mbetet në dyshim.

Natyrisht te Skënderbeu kryqëzojnë gishtat që Lilaj t’ia dalë deri të shtunën, edhe për faktin se është një ndër lojtarët me peshën më të madhe në skuadër. Për sa i përket pjesës tjetër, Gjergji Muzaka dhe Emiljano Vila kanë zhvilluar përgatitjet veçmas në palestër dhe pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen me Partizanin, me Dajën që i mjafton rikuperimi i njërit prej tyre.

Pushim në seancën e fundit për arsye familjare është lënë portieri Aldo Teqja, ndërkohë që Mici apo Vangjeli janë stërvitur rregullisht. Besnik i motos “skuadra që fiton nuk ndërrohet”, Ilir Daja pret të ketë gati Lilajn, duke ofruar pak ndryshime për pjesën tjetër me një mes Vilës dhe Muzakës në mesin e fushës dhe Fidan Alitin të impenjuar në qendër të mbrojtjes.

Sfida me Partizanin konsiderohet e veçantë për faktin se në këto vitet e fundit skuadrat kanë luftuar deri në fund për titullin kampion dhe pavarësisht pozitave aktuale të të kuqve në renditje, rivaliteti është i ndjerë. Klubi ka ulur çmimet e biletave dhe në situatën e krijuar, mbështetja e tifozëve në stadium pritet të jetë e madhe, edhe si një shenjë solidarizimi e përkrahjeje për Skënderbeun në një moment të vështirë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...