Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lilaj: Në Izrael ndihem i rëndësishëm, por më mungon Skënderbeu, titullin e fiton…

Pas aventurës në Azerbajxhan te Gabala, Sabien Lilaj gjatë këtij sezoni ka provuar një eksperiencë të re te Nes Tziona në elitën e futbollit izraelit. Në një intervistë për Fan Zone në Supersport, Lilaj foli për këtë kapitull të ri në karrierën e tij, kujtoi kohët e arta me Skënderbeun si dhe dha një mendim për skuadrën që do të fitojë në kampionatin shqiptar në këtë sezon.

“Për momentin jam në Korçë pasi këtu kam familjen time. Në Izrael u habitën kur vendosa të largohesha për në Shqipëri. Kur vajta te skuadra e re kisha njohuri me trajnerin pasi më kishte parë në ndeshjen me Shqipërinë e më tha që skuadra do të ndërtohet rreth meje. Paga nuk është njësoj si në Azerbajxhan, por kur ndihesh i rëndësishëm është diçka e mirë.

Skënderbeu i kaluar? Këtë e kam diskutuar edhe me Hykën edhe i kam thënë që në Azerbajxhan e në Izrael janë pagat e mira i kam thënë që më mungon Skënderbeu. Ishte një skuadër që do të bënte diferencën edhe këtu. Lojtar të mirë ka plotë e unë kam fituar shumë trofe.

Nëse do të zgjidhja një lojtar do të thoja Devi Muka që ka qenë edhe një idhull për mua që në fëmijëri. Ishalla shpëton dhe e shikojmë Skënderbeu në të njëjtat nivele.

Do të ishte një goditja e madhe për të gjithë që arriti të bënte histori. Fitues i titullit padyshim do të jetë Tirana. Nëse kthehem në Shqipëri do të luaj për Tiranën.”, u shpreh Lilaj për “Fan Zone”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...