Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Lilaj: Skocia e meritoi, por mund ta marrim vendin e parë

E kishte shumë të vështirë të shpjegonte arsyet e humbjes Sabien Lilaj, një zgjedhje e minutës së fundit e trajnerit Panucci, për ndeshjen me Skocinë.

“Diçka nuk ka funksionuar, nuk mund të them diçka konkrete sepse ndeshja sapo mbaroi. Sot nuk patëm as fat, sepse nëse do të shënonim një gol, loja mund të ndryshonte. Gjithsesi, kundërshtari e meritoi. E dinim që ishin të fortë, por duhet ta shohim ndeshjen sërish për të dhënë një mendim.”

Ish-mesfushori i Skënderbeut u mundua të shpjegonte atë që nuk funksionoi, theksoi se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për ta mbyllur grupin në vendin e parë.

“Lodhja ndikoi, por ndryshoi edhe skema. Po luanim në formë rombi, ishim më të mbyllur. Kishte më shumë hapësira në krah. Trajneri na tha pas ndeshjes duhet të mbajmë kokën lart. Tri pikë ka marrë kundërshtari, tri pikë morëm ne, ndaj duhet të luftojmë deri në fund.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...