Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lilaj:Të fitojmë ndaj Laçit dhe të mbyllim sa më shpejt çështjen titull

Pas humbjes ndaj Kukësit, Skëndërbeu kërkon të rikthehet menjëherë tek fitorja. Përballë Laçit ekipi i Ilir Dajës nuk e ka patur edhe aq të thjeshtë edhe pse bilanci flet për dy fitore në favor të klubit korçar dhe një në favor të kurbinasve. Pavarësisht kundërshtarit, Sabien Lilaj qëndron i qetë, madje ai ka besim se Skëndërbeu ka forcën e duhur për të fituar  ndaj Laçit.

 “Vijmë nga një humbje në fushën tonë dhe normalisht nuk jemi të kënaqur por kemi pikët e duhura për të qënë të qetë. Shkojmë në Laç, një ekip që na ka nxjerrë probleme, ekip shumë i fortë në fushën e vet por unë besoj se Skënderbeu ka përvojën dhe kualitetin e duhur për të shkuar në Laç për të marrë maksimumin”.

Më tej 29-vjecari u shpreh se Skëndërbeu kërkon që ta sigurojë sa më shpejt titullin kampion.

“Në radhë të parë, Skënderbeu vendos për veten. E rëndësishme është të sigurojmë sa më shpejt titullin kampion. Për të tjerat nuk mendojmë shumë pasi ne shohim punën tonë”.
Përsa i përket sfidës ndaj Lacit, Lilaj shprehet se ekipi është duke e përgatitur sfidën me qetësi, teksa deklaron se skuadra pas humbjes ndaj verilindorve kërkon të rikthehet sa më shpejt tek suksesi. Përsa i përket mungesave, mesfushori deklaroi se përveç Osmanit pjesa tjetër e grupit është në dispocizion të teknikut Daja.

“Jemi duke u përgatitur me qetësi. Pas humbjes me Kukësin duhet të reagojmë për ta mbyllur sa më shpejt çështjen titull dhe për të pritur të qetë finalen e kupës. Kemi mentalitetin e duhur dhe tajneri e ka përagtitur ndeshjen në menyrën e duhur”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...