Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Lille fiton titullin pas një dekade, Lyon mbetet jashtë zonës Champions

Lille rikthehet në majën e futbollit francez pas plot një dekade, duke fituar titullin kampion për herë të katërt në histori. Pas një sezoni në kufijtë e perfektes, skuadra e drejtuar nga Christophe Galtier kishte nevojë për një sforco të fundit dhe e kaloi me sukses testin në transfertën ndaj Angers.

Kanadezi Jonathan David zhbllokoi sfidën në minutën e 10’, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë ishte veterani turk Burak Yilmaz që shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur suksesin. Nga ana tjetër Agers rihapi ndeshjen vetëm në minutat shtesë, por koha nuk premtonte për t’u prishur punë miqve.

Me këtë fitore Lille e mbylli kampionatin në krye me 83 pikë, një më tepër se Paris Saint Germain, që sot bëri detyrën duke fituar me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Brestit, por ky sukses nuk mjaftoi për të bërë rokadën në krye.

Dështon në mënyrë fatale Lyoni, që shpërdoroi avantazhin 2-1 ndaj Nices dhe u mposht 2-3, duke mbetur në vendin e katërt dhe jashtë zonës Champions për sezonin e ardhshëm. Monaco nuk shkoi përtej barazimit pa gola ndaj Lensit, duke ruajtur vendin e tretë.

Zhgënjen Nantes, që u mposht në shtëpi 1-2 nga Montpellier dhe e mbylli sezonin në vendin e 18, teksa për të siguruar mbijetesën, do të duhet të përballet në Play Out me skuadrën e Toulouses. Siguron një biletë për në Conference League edhe Rennes, që triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Nimes dhe parakaloi Lensin, duke e mbyllur kampionatin në vendin e 6.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...