Kupa e Francës

Lille shpërdoron epërsinë e dyfishtë, Fofana kualifikon Lensin

Lille, kampionia në fuqi e Francës, nuk ia del të kualifikohet në fazën e 1/8-ave të Kupës së Francës. Skuadra e drejtuar nga Gourvennec, shpërdoroi një epërsi prej dy golash të krijuar ndaj Lensit në pjesën e parë falë dygolëshit të Onanas, duke e mbyllur kohën e rregullt 2-2, ndërsa në ruletën e penalltive gaboi në dy raste nga pesë e penalltitë e gjuajtura.

Heroi i skuadrës së Lensit, që në raundit tjetër do të përballet me Monacon, rezultoi Fofana, që shënoi dy herë gjatë pjesës së dytë, duke barazuar rezultatin, si dhe u tregua i saktë në serinë pestë të penalltive, duke i dhënë kualifikimin skuadrës së tij.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency