Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Limaj: Kujtime të bukura nga “Air Albania”, jemi gati për Plzen

Vesel Limaj foli për emisionin “Europa Conference League”SuperSport përpara nisjes së Ballkani-Viktoria Plzen në “Air Albania”, e vlefshme për grupet e Conference League.

Mesfushori ofensiv i kampionëve të Kosovës, i cili në Superiore fitoi titullin me Tiranën, u ndal edhe te gjendja e fushës.

“Kam patur shumë kujtime të bukura në këtë stadium, dolëm edhe kampionë me Tiranën. Kujtime që nuk harrohen.

Lexo edhe:

E dimë rëndësinë e ndeshjes. Jemi përgatitur mjaft mirë për të dalë me sukses. Pozitiv fakti që Plzen është kualifikuar.

Kemi disa mungesa, por edhe ata që vijnë nga stoli kanë kualitet. E dimë çfarë ekipi është Plzen, por do të shohim vetëm veten dhe do të japim maksimumin.

Fusha? Na përshtatet, nuk është edhe shumë e butë. Duket fushë e mirë, topi ecën mirë. Besoj se do të bëjmë një ndeshje të mirë sot“, u shpreh 26-vjeçari.

Ballkani-Viktoria Plzen do të transmetohet live në SuperSport 2 (18:45).

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...