Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Limani “firmos” suksesin e parë në MMA, 31 sekonda për të mundur serbin

Besnik Limani është një sportist nga Zajazi i Kërçovës, i cili nga viti 2005 është angazhuar në botën e sportit, duke u angazhuar në karrierën e KickBox. Sportisti i lindur në Vienë të Austrisë ka nisur një rrugëtim të ri, teksa javën e shkuar ka zhvilluar ndeshjen e parë në MMA, ku do të kërkojë që të nderojë flamurin kuqezi.

Pas 100 ndeshjes si kickboxier, Limani arriti që të marrë fitoren e parë në ndeshjen me sportistin serb Dalibor Balej. Në kategorinë nën 76kg, Limani ishte dominues absolut, duke mos e vënë në asnjë çast në diskutim triumfin e duke i mbyllur llogaritë që në raundin e parë pas vetëm 31 sekondash.

Një fitore që i hap udhën një karriere të re për Limanin, i cili për SuperSport është treguar i emocionuar që ka nisur një rrugëtim të ri, duke u treguar besimplotë se do të ketë të tjera suksese në vijim, në mënyrë që të nderojë akoma dhe më shumë ngjyrat kuqezi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...