Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lineker: Lojtarët zgjedhin Arabinë për të ‘vdekur’ sportivisht

Lineker
Lineker paqe me BBC-në

Legjenda angleze, Gary Lineker mendon se liga arabe është një ligë ku lojtarët shkojnë për të vdekur sportivisht. Ne një intervistë të dhënë për “The Sun” ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Tottenham-it është shprehur se trendi i lëvizjes së lojtarëve drejt Arabisë Saudite është identik me atë të MLS apo ligës kineze, nga ku lojtarët përfitojnë vetëm nga ana financiare.

“Liga e Arabisë Saudite nuk është gjë tjetër veçse kampionati më i fundit ku lojtarët shkojnë për të “vdekur” sportivisht, është si rasti i MLS apo ligës kineze disa vite më parë. Edhe unë luajta në ligën japoneze, por e bëra në fundin e karrierës, ndërsa tani është e trishtë të shohësh lojtarë të rinj të cilët shkojnë për para aty. Unë për vetë nuk do e bëja kurrë. E kuptoj që janë oferta të cilat janë të vështira për t’u refuzuar, pasi ju garanton lojtarëve të ardhura për të siguruar familjen, por aty vdes sportivisht”, tha Lineker.

Lexo edhe:

Ish-lojtari i përfaqësueses angleze ka luajtur në Europë për ekipe si: Leicester City, Everton, Barcelona apo Tottenham Hotspur ku ka bërë gjithsej 443 paraqitje si dhe ka shënuar 234 gola. Ndërsa karrierën si profesionist e ka mbyllur në Japoni me Nagoya Grampus. Me “Tre Luanët”, Lineker ka bërë 80 paraqitje dhe ka arritur të shënojë 48 gola.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...