Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Lineker paqe me BBC-në: Mezi pres rikthimin në “Match Day”

Lineker
Lineker paqe me BBC-në

Lineker paqe me BBC-në. Ish-futbollisti i njohur anglez lajmëron në Twitter paqen me BBC-në dhe rikthimin e e tij në emisionin që drejton që nga 1999. Programin përmbledhës mbi Premier League në televizionin shtetëror, duke shkruar: Me zor po pres të rikthehem te ‘Match Day’, të shtunën.

Paqja e vulosur edhe nga një komunikatë e BBC, i jep fund një fundjave kaotike në të gjitha emisionet në lidhje me futbollin ne televizionin shtetëror. Për shkak të saj u anuluan apo u transmetuan në një format të reduktuar së tepërmi emisionet sportive. Shumë me gazetarë, opinionistë, futbollistë dhe trajnerë refuzuan të dilnin në transmetim. Ata u solidarizuan me Lineker, të cilin BBC e kishte pezulluar për një postim në Twitter ku kritikonte qeverinë në lidhje me politikat e reja kundër emigrimit.

“Pas disa ditëve sureale, jam i lumtur që gjetëm një mënyrë për të tejkaluar problemet, – shkroi Lineker në rrjetin social. – Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre të pabesueshme, në veçanti kolegët e mi të BBC për manifestimin e solidaritetit. U bënë thuajse 30 vjet që prezantoj sportin në BBC dhe jam jashtëzakonisht krenar të punoj me më të mirët në botë. Me zor pres të shtunën për t’u rikthyer në studion e Match Day”.

LEXO EDHE:

Linker në këtë mënyrë shtoi një mesazh solidariteti. Duke u kthyer në Twitt-in e parë, atë në të cilin kishte krahasuar gjuhën e propozimit të ligjit të Qeverisë që i mohon të drejtën e kërkim të azilit politik atyre që shkojnë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, me gjuhën e përdorur nga Gjermania në vitet 30-të duke shtuar. “Një mendim i fundit, për sado të vështira kanë qenë këto ditë, as nuk krahasohen me ata që detyrohen të lënë shtëpinë e tyre, për shkak të persekutimit apo luftës dhe ju duhet të kërkojnë strehim në një tokë të largët. Është e mrekullueshme të shohësh se shumë si ju kanë treguar empati për gjendjen e këtyre personave. Mbetemi një komb me shumicë tolerante, mikpritëse dhe bujare”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...