Jesse Lingard është aktualisht pjesë e Nottingham Forest në Premier League dhe pas një periudhe të vështirë, duket sikur sulmuesi ka rigjetur vazhdimësinë. Së fundmi, 30-vjeçari rikthehet të flasë për periudhën e tij te Manchester United, klub në të cilin u bë pjesë që në vitin 2011 ndërsa suket se nuk ka mbresa pozitive nga eksperienca me “Djajtë e Kuq”. Lingard, ashtu si edhe Ronaldo në intervistën e tij, theksoi se United është shumë mbrapa në kohë kur vjen pun ate struktura dhe qendra sportive ndërsa shtoi se e shijoi shumë periudhën kur skuadrën e drejtonte Jose Mourinho.
“Kriza me Manchester United nisi kur nuk më lejuan të largohesha në huazim drejt Neëcastle. Shumë lojtarë që nuk po gjenin hapësirë u larguan në merkaton e janarit, por mua klubi nuk më lejoi. Dëshira ime e vetme ishte që të fitoja minuta në fushë, por United ma mori këtë mundësi. Ndryshe nga periudha e Ferguson, në klub nuk kishte më kontroll.
Kur Fergie ishte aty, klubi ishte si një fortesë, gjithçka kalonte nga ai, edhe kontratat komerciale. Në momentin kur të tjerët thonë gjëra të pavërteta për mua, unë do të reagoj. Jam i bindur se në kohën e Ferguson nuk do të kishte ndodhur diçka e tillë. Pastaj më vjen keq për klubin që ka mbetur pas në kohë kur vjen pun ate struktura, te qendra stërvitore.
Janë pas Cityt apo Tottenham, ata janë shumë përpara, madje edhe në rrjetet sociale. Lojtarët kërkojnë të jenë në sinkron me gjërat e reja, por unë nuk e di kush kujdeset për fushat stërvitore të United.
Pogba? Unë e njoh Pogba prej moshës 16-vjeçare dhe e di mirë talentin e tij, është një nga mesfushorët më të mirë në botë. Por, sërish ai nuk ia doli te United, një arsye duhet të ketë. Ka diçka që nuk shkon sepse kur Pogba luante me Francën, shfaqej një tjetër version i tij. Sa i takon Mourinhos, mua më ka shijuar shumë periudha kur skuadra drejtohej prej tij”, u shpreh Lingard.
