Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lionel Messi thyen rekordin e Cristiano Ronaldos, dueli vazhdon

Messi-Ronaldo, një duel i destinuar të zgjasë në përjetësi. Dy “yjet” e futbollit botëror vazhdojnë të dhurojnë spektakël në fushën e blertë e në këtë aspekt mbeten të pakonkurrueshëm. Edhe fansat në të gjithë botën janë të ndarë, gjysma janë me Messin e gjysma tjetër me Ronaldon. Konkurrojnë mes tyre për trofe dhe arritje individuale dhe kjo nuk ndodh vetëm si protagonist në tapetin e gjelbër.

“Ylli” Argjentinas, më 11 korrik fitoi trofenë e parë me përfaqësuesen bardhekaltër, Copa American. Madje ia doli ta ngrinte trofenë duke mposhtur Brazilin në shtëpinë e tij. Fotoja e publikuar nga Messi me kupën në duart, në dhomën e zhveshjes, ka arritur një rekord prej 20.7 milionë pëlqimesh në Instagram. Këto shifra e bëjnë postimin e Messit më të pëlqyerin në historinë e rrjeteve sociale me temë sportive, duke kaluar edhe 19.8 milionë pëlqimet që mori një postim i Cristiano Ronaldos në shenjë homazhi për Diego Armando Maradonën nëntorin e kaluar, pak ditë pas ndarjes nga jeta të legjendës së Argjentinës për shkak të arrestit kardiak.

Në gjuhën popullore do të thuhej janë “rrotë më rrotë”, çka tregon edhe një herë rivalitetin e madh që ekziston mes dy lojtarëve ndër më të mëdhenjtë që ka njohur historia e futbollit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...