Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lippi bën prapakthehu, merr drejtimin e Kinës

Marcello Lippi ka vendosur të rikthehet në krye të përfaqësueses së Kinës, vetëm pak muaj pasi dha dorëheqjen nga detyre për shkak të mosarritjes së rezultateve.

Konfirmimi vjen nga mediet kineze, që informojnë se drejtuesit e Federatës Kineze të Futbollit dhe trajnerin i famshëm italian kanë gjetur gjuhën e përbashkët e së shpejti do të zyrtarizojnë kontratën e re me kohëzgjatje 4-vjeçare.

Objektivi i parë dhe më i rëndësishëm i 71-vjeçarit do të jetë kualifikimi i Kinës në Kupën e Botës të vitit 2022, që do të zhvillohet në Katar. Tjetër objektiv është avancimi i përfaqësueses aziatike të paktën deri në gjysmëfinale të Kupës së Azisë së vitit 2023.

Marcello Lippi do të marrë vendin e Fabio Cannavaros, që qëndroi vetëm dy muaj në këtë detyrë, pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Federatës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...