
Humbja e pare per Trepcen 89 ne sezonin e ri.Kampioni aktual eshte mposhtur nga Liria ne Prizren me rezultat minimal 1-0 per ta pesuar keshtu disfaten e pare kete edicion.Ne stadiumin “Perparim Thaqi” te mbushur plot me tifoze prizrenas,Liria dominoi ndeshjen per ta fituar permes nje penalltie ne pjesen e dyte.Skuadra e udhehequr nga trajneri Bledi Shkembi qe nga minuta e pare filloi te mbaje topin me shume se kundershtari,teksa golit per here te pare iu afrua permes mesfushorit Jetmir Sefa,i cili pas nje gjuajtje me te majten goditi shtyllen.Perderisa Liria mundohej qe deri te goli te arrinte me aksione te ndertuara me kujdes,89shi ishte i fokusuar te sulmonte me kunderzbritje te shpejta te cilat nuk eshte se paten shume sukses.Goditjen e pare drejt portes se kundershtarit Mitrovicasit e paten tek ne minuten e 30-te permes Ylber Malokut.
Pas nje pjese te pare pa gola,skuadrat hyne me te motivuara per 45shin e dyte.Vendasit vazhdonin te mbanin me shume topin teksa dallimi e bene ne minuten e 74-te.Mbrojtesi afrikan i 89shit Assare,gaboi brenda zones,duke shkaktuar penallti ne Zenel Gavazajn.Pergjegjesine per te goditur nga pika e bardhe e mori sulmuesi Mevlan Zeka,i cili shenoi golin e pare sivjet per skuadren e tij.Trepca 89 edhe pse u mundua qe ne vazhdim te shenoje te pakten perte arritur nje barazim nuk tundi dot rrjeten e portierit Bakaj.
Pas ndeshjes ndaj Trepces 89,tekniku Shkembi u shpreh i lumtur me fitoren e pare ne karrieren e tij tek Liria,por edhe pranoi se skuadra e tij akoma nuk eshte ne 100% e saj.Ne anen tjeter Zekerija Ramadani theksoi qe fajtorin per kete humbje duhet ta gjejne tek vetja e tyre :
Liria ne xhiron e trete qe luhet pas dy javesh do te udhetoje per tu perballur me Prishtinen,ndersa Trepca 89 ne shtepi do ta prese Drenicen.

Lajme të tjera
Featured
Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...
Champions League
Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...
Euro 2024
Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...
Champions League
Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...