Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Liria pret Llapin, sfidë mbijetese në Skënderaj

Pas barazimit pa gola në ndeshjen hapëse të javës së 27, mes Gjilanit dhe Feronikelit, Vala Superliga do të vijojë sot me 3 takime të tjera, që do të luhen në orën 15:00.

Vëmendja është përqendruar në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ të Prizrenit, ku Liria do të presë Llapin, në një sfidë direkte për vendin e 3-të. Skuadra e drejtuar nga Blendi Shkëmbi vjen pas dy barazimesh radhazi, ndaj dy skuadrave të fundit të renditjes, ndërsa në shtëpi nuk fiton prej më tepër se një muaji. Prizrenasit do të kërkojnë fitoren për t’u shkëputur në vendin e 3-të të renditjes, pasi për të synuar më tepër, duket e vështirë.

Prishtina e Mirel Josës do të përballet me Besën e Pejës, në një sfidë ku fitorja është detyrim, për t’i bërë presion Dritës, që luan nesër me Vllazninë e Pozheranit. Kryeqytetasit u rikthyen te fitorja javën e kaluar teksa mposhtën Flamurtarin dhe sot ndaj pejanëve synojnë t’i japin vazhdimësi rezultateve.

Takimi tjetër i të shtunës në Vala Superliga do të jetë ai i Skënderajt, ku Drenica do të presë Flamurtarin. Vendasit vijnë pas dy humbjeve radhazi dhe kanë komplikuar pozitat e tyre, teksa rrezikojnë seriozisht barazhin, ndaj ndaj një rivali modest, do të kërkojnë vetëm 3 pikët. Krejt i kundërt është synimi i Flamurtarit, që renditet në zonën e rënies dhe ka nevojë për pikë, për të fituar shansin për të marrë pjesë në Play Off.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...