Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Lista e Xavi-t për sfidën në “Old Trafford”, humbasin ndeshjen tre lojtarë të rëndësishëm

Xavi Hernandez ka bërë publike këtë të mërkurë në mëngjes listën e skuadrës për ndeshjen e kthimit të raundit të 1/16-ave të Europa League ndaj Manchester United, që do të luhet këtë të enjte në “Old Trafford” në orën 21:00.

Pas takimit të parë që u mbyll me rezultatin 2-2 në “Camp Nou”, kualifikimi për raundin tjetër do të vendoset në shtëpinë e “Djajve të Kuq”. Gjithçka është e hapur dhe të dy skuadrat do të kërkojnë fazën tjetër me një tjetër ndeshje spektakolare, ashtu si ajo në Katalunjë javën e kaluar.

Lexo edhe:

Trajneri Xavi ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do të marrë me vete në Manchester, ku vlen të theksohet se nuk ka surpriza. Nuk do të udhëtojë me ekipin Gavi, që është i pezulluar. Gjithashtu do të mungojnë edhe Ousmane Dembele e Pedri, të dy të dëmtuar.

Lista e Xavi-t:

Portierë: Ter Stegen, Inaki Pena dhe Arnau Tenas

Mbrojtës: Ronald Araujo, Jules Kounde, Andreas Christensen, Eric Garcia, Marcos Alonso, Jordi Alba dhe Alejandro Balde

Mesfushorët: Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Sergi Roberto, Franck Kessie, Pablo Torre dhe Marc Casado

Sulmues: Robert Lewandowski, Raphinha, Ferran Torres dhe Ansu Fati

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...