Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Festë në “Fadil Vokrri”, Gjilani mposht Liepajan me golin e Dabiqajt (Video)

Gjilani vuajti shumë ndaj Liepajas në “Fadil Vokrri”, por në fund mori një fitore shumë të rëndësishme për shanset e kualifikimit në raundin e dytë të Conference League. Goli i Dabiqajt në minutën e 37-të ngriti peshë tifozët e pranishëm në stadiumin e kryeqytetit, ndërsa në minuat e fundit shtesë Krasniqi goditi prirët me portën por topi u ndal nga portieri. Duhet pranuar se Liepaja e dominoi sfidën në pjesën e dytë, iu afrua disa herë golit, por portieri Kolici ishte i pakalueshëm. Pavarësisht kësaj fitoreje, Gjilani duhet të bëjë shumë në ndeshjen e kthimit për të ruajtur epërsinë e sfidës së parë.

Gjilani-Liepaja 1-0 (Dabiqaj 37′)

96’ – Krasniqit i jepet mundësia për të shënuar golin e dytë, por pret në pozicion portieri mik. Pak çaste më vonë gjyqtari përfundon ndeshja.

76’ – Goditje shumë e rrezikshme nga Soladio në vijën 16 metrave, reagon mrekullisht Kolici.

 

57’ – Villela shkarkon të djathtën nga e distanca, reagon Kolici, duke shmangur golin e barazimit.

49’ – Rrezik në portën e Gjilanit. Kolici largon topin nga zona pas një goditjeje nga e djathta, topin shkon te një lojtar letonez, që godet fort nga larg, por topi, pasi devijohet, përfundon jashtë.

37’ – Zhbllokohet rezultati në “Fadil Vokrri” , Gjilani kalon në avantazh fal një goditje me kokë të kapitenit Dabiqaj, i cili shfrytëzoi në maksimum krosimin e Cale nga e djathta e sulmit. Ky është goli i parë në shtëpi për Gjilanin në arenën europiane.

12’-Liepaja i afrohet golit në rastin e parë fal një aksioni të gjatë. Letonezët kërcënuan portën e Gjilanit me dyshen Dodo dhe Kapun, por në fund Koliçi u tregua i saktë në ndërhyrje.

Nis ndeshja Gjilani-Liepaja për Conference League

Formacionet:

Gjilani: 4-2-3-1/ Kolici, Beqja, Prekazi, Krivanjeva, Hoxha, Dabiqaj, Aziz, Zabergja, Elton Cale, Kelmendi, Krasniqi.

Trajner: Zekirija Ramadani

Liepaja: 4-1-3-2/ Zviedris, Savalnieks, Hreljic, Marta, Radovic, Tarasovs, Kapun, Inacio, Strumia, Dodo, Mankenda.

Trajner: Tamaz Pertia

Arbitrat:
1. Robert Ian Jenkins (Uells)
2. Lewiss Edwards (Uells)
3. .Johnathon Bryant (Uells)
4. John Andrew Jones (Uells)

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...