Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milinkovic-Savic e Caicedo përmbysin Sampdorian, Lazio rikthehet te fitorja

Pas 6 fitoresh radhazi Sampdoria pësoi humbjen e parë në këtë sezon të Serisë A në Luigi Ferraris. Dorianët u mposhtën 1-2 nga Lazio që përmbysi rezultatin në 10 minutat e fundit. Bardhekaltrit pas 2 javëve pa fitore u rikthyen te suksesi dhe e bënë këtë në një fushë të vështirë përballë skuadrës surprizë të këtij sezoni. Formacioni i Simone Inzaghit ruajti hapin e skuadrave pretendente. Në pjesën e parë Thomas Strakosha mbajti në lojë Lazion me dy pritje të bukura por në minutën e 56-të portieri shqiptar nuk mund të bënte asgjë përballë Duvan Zapatës që përfitoi nga një largim jo i mirë i topit nga ana e mbrojtësve të Lazios duke zhbllokuar shifrat. Megjithatë atëherë kur Lazio dukej e dorëzuar dhe gjithçka po shkonte drejt një fitoreje të vendasve erdhi edhe përmbysja e madhe e bardhekaltërve që fillimisht barazuan rezultatin me Milinkovic-Savic dhe më pas kaluan në avantazh në minutat shtesë me sulmuesin ekuadorian Felipe Caicedo i cili ardhur në fushë nga stoli rezultoi vendimtar në fitoren e Lazios.

90+1′-Felipe Caicedo i jep avantazhin Lazios duke shënuar një gol të rëndë që shokon Sampdorian

81′-Marusic nuk shfrytëzon siç duhet një kundërsulm të miqëve pasi gabon në goditje

80-Milinkovic-Savic përfiton nga një top i mbetur në zonë, me mesfushorin serb që nuk i jep asnjë shans Vivianos duke barazuar rezultatin

76′-Gaston Ramirez i dëmtuar i lë vendi Ricky Alavarezit

74′-Probleme për uruguianin e Sampdorias, Gaston Ramirez

56′-Nga një largim jo i mirë i topit i mbrojtjes së Lazios përfiton Duvan Zapata i cili i vetëm përballë Strakoshës nuk fal duke i dhënë epërsinë vendasve

52′-Me fat Sampdoria pasi goditja nga distanca  ndalet nga shtylla me topin që më pas përfundon në duart e Vivianos

-Fillon pjesa e dytë, në këto 45 minuta të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren pasi barazimi nuk i bën punë asnjërës

-Përfundoi në barazim pa gola pjesa e parë me Sampdorian që e nisi më mirë, por Strakosha u shfaq në lartësinë e duhur ndërkohë që edhe Lazio në fundin e pjesës së parë u shfaq rrezikshëm te porta e Vivianos duke krijuar disa mundësi të mira

35′- Fillimisht Viviano dhe më pas Bereszynski, i heqin mundësinë e golit Lazios pas tentativave të Immobiles dhe Luis Albertos

31′-Strakosha me këmbë ndal goditjen e Zapatës dhe i mohon festën e golit sulmuesit kolumbian

28′-Jashtë edhe tentativa e Radu nga distanca

24′-Rreziku kalon në portën tjetër me goditjen e Gaston Ramirez nga distanca që prek rrjetën e jashtme

22′-Rasti më i mirë për Lazion por goditja e Luis Albertos përfundon për fare pak jashtë.

15′ – Pranë golit Lazio me Parolon që godet rrezikshëm me kokë, por gjen vetëm rrjetën e jashtme

13′-Torreira provon nga distanca por pa rrezik për Strakoshën

8′ – Sampdoria ka rastin e parë të mirë, por Strakosha grushton në goditje këndi

6′ – Përplasje e rëndë Luliç-Barreto, me kapitenin e Lazios që dëmton kundërshtarin

 3′ – Torreira kroson në zonë, por largon De Vrij që rrezikon të befasojë Strakoshën

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...