Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Shkëndija me një këmbë në raundin e dytë, Shala dhe Nafiu “likuidojnë” Araratin (VIDEO)

Valmir Nafiu
Valmir Nafiu

Shkëndija e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën europiane në Conference League. Kuqezinjtë arritën që të mundin në takimin e parë me rezultatin 2-0 armenët e Ararat, në një ndeshje të dominuar nga skuadra e drejtuar nga Artim Shaqiri. Tetovarët nuk e vunë në asnjë moment në diskutim fitoren, duke përjashtuar një rasti të krijuar nga armenët në minutën e parë, ndërsa pjesa tjetër e ndeshjes foli për ekipin e Shkëndijës.

Kuqezinjtë arritën që të gjenin golin e parë në minutën e 21-të me anë të Adenis Shalës. Një pasiguri e prapavijës së Ararat u shfrytëzua maksimalisht nga ana e futbollistit të Shkëndijës, i cili entuziazmoi të pranishmit në shkallët e stadiumit të Shkupit. Pak sekonda më vonë tetovarët tentuan që të shfrytëzonin entuziazmin për të shënuar dhe golin e dytë, por nuk patën rezultat. Megjithatë vetëm pak sekona para fundit të pjesës së pare, Valmir Nafiu, u kujdes që të shënonte golin e qetësisë. 28-vjeçari dhuroi spektakël me një gol mjaft të bukur nga distanca.

Pjesa e dytë kishte të njëjtën fytyrë si e para, me Shkëndijën që sulmonte dhe krijonte më shumë volum e Ararat që te tentonte të shfrytëzonte ndonjë hapësirë që mund të linin kuqezinjtë, por pa forcën për të kërcënuar portën e Shkëndijës. Pas një jave kuqezinjtë do të kenë një avantazh të konsiderueshëm e në Yerevan të Armenisë do të kërkojnë që të marrin kualifikimin për në raundin e dytë kualifikues të Conference League ku do të gjenin letonezët e Valmieras.

Ratet e ndeshjes: 

Shkëndija – Ararat 2-0 (Shala 21′, Nafiu 45′)

61’ – Valmir Nafiu kërkron të realizojë një tjetër supergol. Këtë herë 28-vjeçari provon me të djathtën e tij, por portieri i Araratit i mohon golin e dytë në këtë ndeshje.

48’ –  Ramadani tenton nga distance me një goditje potente, pot topi shkoi pak mbi traversë. Rasti i parë i pjesës së dytë.

45’ – Gooool! Shkëndija gjen golin e dytë, i mrekullueshëm Valmir Nafiu me një goditje të kalibruar, 2-0. Sërish asist i Doriev.

31’ – Pas një pasimi nga e djathta, Murati provon nga distance, por nuk arrin dot që të shënjestrojë dot portën kundërshtare.

21’ –  Zhbllokohet rezultati në Shkup, Adenis Shala i jep epërsinë Shkëndijës pas asistit të Dorien, festë kuqezi në stadium.

Formacionet:

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...