Premier League ka startuar në mënyrën më të mirë të mundshme ku ndeshjet e mëdha nuk kanë munguar. E diela do të propozojë një tjetër Big Match, pasi në Anfield Road do të udhëtojë Arsenali, në një duel midis pretendentëve për titull. Liverpool ka triumfuar në dy ndeshjet e fundit ndaj Arsenalit në kampionatin e kaluar, teksa nuk e cojnë në 3 numrin e suksesit ndaj londinezëve që nga viti 1998. Dueli midis the Reds ndaj The Gunners është ajo që ka parë të shënohen më shumë gola pas minutës së 90 në periudhën e epokës moderne të Premier Leagues, plot 17 të tillë. Arsene Venger ka shumë për të përmirësuar në skuadrën e tij, pasi edicionin e kaluar ishte ekipi që grumbulloi më pak pikë në ndeshjet direkte me 6 skuadrat e para, 9 pikë ndaj 20 të grumbulluara nga Liverpool.
Humbja e fundjavës së shkuar ndaj Stoke City ishte e 8 në 13 transfertat e fundit, cka tregon për një skuadër që ka limite larg shtëpisë. Duke parë statistikat e dy ndeshjeve të para në kampionat pritet një sfidë e hapur, pasi si të kuqtë ashtu edhe topcinjtë janë dy skuadrat që kanë realizuar më shumë gjuajtje në portat e kudnërshtarëve. Supersfidës pritet ti mungojë sërish Braziliani Coutinho që është i lidhur gjithnjë e më shumë me një transferim të tij drejt Barcelonës, edhe pse Jurgen Klopp ka refuzuar ofertat e cmendura të ardhura nga Spanja. Nëse gjermani i Liverpool mund të ndjehet i trishtuar nga kjo mungesë e rëndësishme por edhe dyshimet që ekzistojnë mbi formën e Emre Can dhe Trent Alexander-Arnold, Arsene Venger mund të buzëqeshë, pasi në Anfield pritet rikthimi i kilenit Alexis Sanchez.
