Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Liverpool-Arsenal, ora 21:00, “ajka” e futbollit në SuperSport

E hënë spektakolare në Premier League, një kampionat që po dhuron emocione të mëdha në këtë fillim sezone. Në mbrëmje, në orën 21:00, luhet Liverpool – Arsenal,  maksimumi që mund të ofrojë në këto momente futbolli anglez. Një “Monday Night” që eklipson çdo event tjetër futbollistik në glob që abonentët e DigitAlbit mund ta ndjekin në SuperSport 2, FALAS për abonentët e paketës Familjare.

Kampionët në fuqi të Anglisë përballë fituesve të FA Cup. Dy nga skuadrat më në formë për momentin në Premier League (kanë marrë nga dy fitore në po kaq ndeshje) sfidojnë njëra-tjetrën në “Anfield”, aty ku “The Reds” i kanë fituar të katër sfidat e fundit në kampionat.

Por kujdes, “Topçinjtë” kanë nisur t’i shkaktojnë mjaft probleme skuadrës së Jurgen Klopp në përballjet e fundit: fituan në “Community Shield”, fiks një muaj më parë, pas goditjeve të 11-metërshave, si dhe takimin e fundit në kampionat, të zhvilluar në “Emirates” (2-1). Suksesi në Premier League i Arsenalit ishte i vetmi në 10 ndeshjet e fundit mes dy skuarave në elitën e futbollit anglez. Arsenali nuk arrin t’i mposhtë dy herë radhazi “The Reds” në kampionat që nga viti 2012.

Sa u përket formacioneve, Liverpooli duhet të bëjë pa kapitenin Jordan Henderson, i cili nuk është riaftësuar ende nga dëmtimi që pësoi në sfidën me Chelsea-n, teksa mund të debutojë titullar Thiago Alcantara, i cili e shfaqi klasin e tij në pjesën e dytë ndaj bluve të Londrës. Milner është në dyshim, ndërsa mungesa të sigurta janë dhe Matip e Oxlade-Chamberlain.

Nuk paraqitet më e mirë situata në infermieri në kampin e “topçinjve”, ku Chambers, Martinelli, Mustafi dhe Rowe janë mungesa të konfirmuara, ndërsa në dyshim mbeten Soares, Sokratis dhe Tiemey.

Arsenalit i duhet të zhvillojë ndeshjen perfekte në “Anfield”, aty ku Liverpooli është i pamposhtur në 60 ndeshjet e fundit në Premier League (49 fitore dhe 11 barazime). “Topçinjtë” kanë i fituar për herë të fundit tri ndeshjet e para të kampionatit në sezonin 2004-2004, ecuri që do të tentojë ta përsëritë tani.

Formacionet e mundshme:

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...