Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Liverpool-Chelsea, një supersfidë për të mbyllur javën e 37-të, spektakël i garantuar në Supersport!

Në një moment tjetër të sezonit Liverpool-Chelsea do ishte një supersfidë që do të kishte vëmendjen e të gjithë botës së futbollit, megjithatë edhe pse The Reds janë shpallur kampion të Premier Leagues prej disa javësh, spektakli parashikohet të jetë i garantuar në sfidën që do të mbyllë javën e 37-të të kampionatit anglez. Ndryshe nga skuadra e Klopp që nuk ka mundësi për të kaluar as kuotën e 100 pikëve pas gafave që ka bërë në ndeshjet e fundit, Chelsea ka ende një objektiv të madh për të arritur pikërisht kualifikimin në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm.

Me një fitore ndaj një Liverpooli pa asnjë objektiv të mbetur në këtë sezon dhe me mendjen te pushimet e verës, Blutë e Londrës mund të sigurojnë matematikisht zonën Champions dhe më pas mund të mendojnë të qetë për finalen e FA Cup ndaj Arsenalit, kompeticion në të cilin Frank Lampard do të ketë mundësinë të fitojë trofeun e parë si trajner me Chelsea-n. Kjo supersfidë do të startojë në orën 21:15 dhe do të keni mundësi ta ndiqni live në ekranin e Supersport ashtu si edhe takimin e orës 19:00 mes Manchester United dhe West Ham, një ndeshje të cilën Djajtë e Kuq duhet ta fitojnë për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...