Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Liverpool dhe Leverkusen triumfojnë dhe kalojnë në 1/8-at e Europa League, Roma ende në pikëpyetje

Liverpool bind me fitoren 4-0 ndaj LASK dhe siguron raundin tjetër të Europa League. Sfida u zhbllokua në minutën e 12’ nga Diaz, teksa Gakpo dyfishoi avantazhin e vendasve vetëm tre minuta më pas.

Ndërsa në minutën e 51’ Salah realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, në fund ndeshja u vulos nga Gakpo që shënoi golin e katërt në minutën e 90+2’.

Lexo edhe:

Pas këtij triumfi Liverpool kualifikohet në raundin e 1/8-ave të Europa League dhe kryeson grupin E me 12 pikë, teksa LASK qëndron në vend të fundit me tre pikë.

Dyshja tjetër e këtij grupi, Toulouse-Royale Union u ndanë me barazim pa gola. Pas këtij takimi Toulouse renditet në vend të dytë me 8 pikë, teksa Royale Union në vend të tretë me 5 pikë.

Bayer Leverkusen fitoi me rezultatin 0-2 në transfertën e Hacken dhe siguron kualifikimin në raundin tjetër të Europa League.

Leverkusen zhbllokoi sfidën në minutën e 14’ me Boniface, teksa në minutën e 74’ Schick vulosi rezultatin e këtij takimi.

Pas kësaj ndeshjes Hacken renditet në vend të fundit të grupit H me zero pikë, teksa Bayer Leverkusen kryeson me 15 pikë.

Ndeshja tjetër e këtij grupi, Molde-Qarabag u mbyll me rezultatin 2-2 me golat që për vendasit i shënuan Eriksen në minutat 82’ dhe 87’, teksa për miqtë shënuan Juninho 12’ dhe Mustafazada në minutën e 90+5’.

Kështu pas kësaj sfide Molde renditet në vend të tretë me 7 pikë, po aq sa Qarabag i vendit të dytë.

Marseille-Ajax fiton me rezultatin 4-1 në përballjen e këtij raundi. Golat për francezët i realizuan Aubameyang në minutat e 9’, 48’, 90+3’ dhe Mbemba në minutën e 26’. Teksa për holandezët shënuan Brobbey në minutat 10’, 30’ dhe Akpom në minutën e 80’.

Pas kësaj ndeshje Marseille kryeson grupin B me 11 pikë, teksa Ajax qëndron në vend të fundit me dy pikë.

Roma ngec në barazimin 1-1 në transfertën e Sevette, me golin që për miqtë e realizoi Lukaku në minutën e 21’, teksa për vendasit shënoi Bedia në minutën e 50’.

Roma renditet në vend të dytë të grupit G me 10 pikë, pas Slavia Prague që kryeson me 12 pikë, pas këtij barazimi, teksa Servette renditet në vend të tretë me pesë pike dhe shkon në “play-off” e 1/16-ave të Conference League.

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...