Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Liverpool i thotë “jo” 100 mln eurove për Coutinhon

Merkato e kesaj vere vijon te kete si teme te nxehte Barcelonen, e cila pas transferimit te Neymar eshte vene ne levizje per te gjetur pasuesin e tij. Keshtu ne listen e kandidateve u lakuan emra te ndryshem per te cilet, katalanasit perpiluan oferta konkrete. E tille ishte edhe ajo per Philippe Coutinho te Liverpoolit, por ashtu sic raportojne te perditshmet me te medha sportive europiane, The Reds e kane refuzuar ne menyre kategorike oferten prej 100 milione eurosh te katalanasve per brazilianin. Ne te vertete trajneri Jurgen Kloop i kishte paralajmeruar drejtuesit e Barcelones qe te ruanin energjite duke mos u lodhur me tratativa per 25 vjecarin, sepse ai nuk do te jete zevendesuesi i Neymar ne Camp Nou.  Pas refuzimit te anglezeve Barcelona tani e kthen fokusin ne nje tjeter kandidature, tek Ousmane Dembele, sumluesi 20 vjecar i Borussias se Dortmundit, qe sic raporton e perditshmja Bild pas bisedimeve qe vet lojtari ka patur me drejtuesit e Barcelones, ka rene dakort per transferimin ne Camp Nou, per te mbushur keshtu boshkllekun e krijuar nga braziliani Neymar. Gjithsesi, ende asgje nuk eshte percaktuar sepse tashme ne lufte per sherbimet e francezit Dembele, duket se kane vendosur qe te hyjne edhe Los Blancos. Mbetet ende per t’u pare se cfare do te ndodhe por vete futbollisti sipas asaj qe raporton dhe Bild, nuk deshiron te vijoje me karrieren e tij te verdhezinjte dhe i ka kerkuar klubit shitjen tek Barcelona.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...