Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Liverpool ka nisur rënien, mos shko aty”, legjenda e United ndërhyn në merkaton e The Reds

Sezoni aktual nuk ka rezultuar pozitiv për Liverpool. The Reds, edhe sipas statistikave po zhvillojnë sezonin më të dobët nën drejtimin e trajnerit Jurgen Klopp, edhe pse gjermani këmbëngul se deri në fund situata mund të ndryshojë dhe skuadra mund të dalë që të paktën të renditet në vendin e katërt të Premier League, sa për të garantuar kualifikimin në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, këtë situatë te Liverpool, po mundohet ta “shfrytëzojë” legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand. Ky i fundit këshillon Jude Bellingham të zgjedhë “Djajtë e Kuq” para Liverpool, pasi sipas ish-futbollistit skuadra e Klopp është në rënie të lirë.

LEXO EDHE:

“Nëse vendosim në një grafikë Manchester United dhe Liverpool, mund të vëresh lehtësisht se dy skuadrat po shkojnë në drejtime të ndryshme. nuk them që Liverpool po bie, por skuadrat e tjera janë duke i arritur, madje po i kalojnë.

Nëse unë do të isha futbollist dhe do të isha në vendin e Declan Rice apo Jude Bellingham që janë dy nga më të kërkuarit në këto momente do të zgjidhja menjëherë United. Sepse ata po e marrin veten dhe këtë nuk e them prej lidhjeve të mia me United”, u shpreh Ferdinand.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...