Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Liverpool, Mac Allister: E pamundur të zgjidhja numrin 8, i përket Gerrard

Alexis Mac Allister është përforcimi i madh i Liverpoolit në repartin e mesfushës gjatë kësaj merkatoje verore.

Titullari i kombëtares argjentinase, u transferua nga Brightoni në “Anfield”, stadium ku do të mbajë veshur fanellën me numër 10.

Lexo edhe:

Babai im më pyeti se çfarë numri do të zgjidhja. Ishin lirë teta dhe dhjeta, të them të drejtën.

U mendova gjatë dhe në fund zgjodha dhjetën. Sepse teta i përket vetëm Steven Gerrard, i cili ka shkruar historinë me atë numër“, u shpreh 24-vjeçari.

Lojtari i lindur në Santa Rosa, i kushtoi rreth 60 milionë euro Liverpoolit, me Jurgen Klopp që siguroi një përforcim super në mesin e fushës.

Sezoni i fundit ishte fantastik për Mac Allister. I cili fitoi Kupën e Botës me Argjentinën. Por jo vetëm.

Ndërkohë që shkëlqeu edhe me Brightonin. Me skuadrën e De Zerbit që siguroi për herë të parë në histori kualifikimin në një kompeticion europian (Europa League).

“Është e mrekullueshme të jem këtu te Liverpooli. Mezi po pres të zbres në fushë. Dua të bëhem një futbollist më i mirë dhe një njeri më i mirë me kalimin e kohës”, deklaroi Mac Allister pas firmës me The Reds.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...