Premier League

Liverpool në ankth për dëmtimin e Van Dijk, mund të humbë sezonin

Liverpooli nuk shkoi dot përtej barazimit 2-2 në derbin ndaj Evertonit në “Goodison Park”, në një përballje ku nuk munguan as polemikat për një gol të anuluar në pozicion jashtë loje milimetrik për “the reds”.

Megjithatë më shumë sesa humbja e dy pikëve, Jurgen Klopp është tej mase i shqetësuar për fatin e mbrojtësit kryesor të Liverpoolit, Virgil Van Dijk, i cili ra viktimë e një ndërhyrjeje brutale nga ana e portierit Jordan Pickford.

Gjithçka ndodhi në minutën e 11’ të takimit, kur gardiani i Everton dhe përfaqësueses angleze ndërhyri me të dy këmbët mbi mbrojtësin holandez dhe e la atë të dëmtuar, ndonëse arbitri ndali lojën për një pozicion jashtë loje të Van Dijk.

Mbrojtësi më i shtrenjtë i Liverpoolit la menjëherë fushën e lojës, i zëvendësuar nga Gomez, ndërsa në kampin e “the reds” i tremben shumë një dëmtimi të ligamenteve të kryqëzuara, që do ta mbanin jashtë fushe të paktën 6-7 muaj.

Trajneri Jurgen Klopp u shfaq mjaft pesimist në përfundim të ndeshjes, ndërsa shkalla e vërtetë e dëmtimit të Van Dijk pritet të konfirmohet vetëm gjatë ditës së sotme, kur të ketë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Nëse konfirmohen dyshimet aktuale, atëherë mbrojtësi pritet të humbë pjesën më të madhe të sezonit dhe të rikthehet vetëm në fillim të muajit maj, për të luajtur në Kampionatin Europian të futbollit.

Kjo do të ishte fatale për kampionët në fuqi të Premier League, të cilët kanë treguar se pa Van Dijk në fushë janë një skuadër e brishtë, që pëson shumë gola dhe e ka të pamundur të qëndrojë në nivele të larta.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency