Liverpool bën goditjen më të madhe të historisë së këtij klubi, të paktën nëse u referohemi shifrave. “The Reds” kanë arritur të shkëpusin nga Leipzig mesfushorin Nabil Keita edhe pse nuk mund ta përdorin atë që prej këtij sezoni. Lojtari i nënkampionëve të Gjermanisë do të transferohet në “Anfield Road” gjatë verës së ardhshme pasi gjermanët nuk kanë perefruar ta humbasin gjatë këtij sezoni. Marrëveshja është finalizuar për rreth 55 milionë Euro pasi Liverpool pranoi të paguajë klauzolën për lojtarin. “Jam shumë i lumtur për marrëveshjen e arritur mes dy klubeve që do të më lejojë të bashkohem me një skuadër si Liverpooli. Jam shumë entuziast që do të jem pjesë e një projekti të madh. Dedikimi im ndaj Leipzigo do të mbetet i pandryshuar gjatë këtij sezoni kur unë do të vazhdoj të vesh fanellën e kësaj skuadre. Kam dhënë gjithçka sa herë kam zbritur në fushën e lojës dhe kështu do të ndodhë edhe gjatë ndeshjeve që do të luaj këtë sezon. Tashmë që e ardhmja ime është zbardhur mund të përqëndrohem dhe të punoj i qetë me Leipzig, ndërsa do ta ndjek ecurinë e Liverpoolit nga larg”, shprehet lojtari në një kounikatë zyrtare. Keita u bashkua me skuadrën gjermane në verën e vitit 2016 pas një aventure te Salsburgu dhe shënoi 8 gola në 31 ndeshje të ouajtura me fanellën e debutuesve duke e ndihmuar skuadrën të renditej në vendin e dytë dhe të siguronte kualifikimin në Champions League.
