Carabao Cup

Liverpool përsërit kërkesën: Nuk luajmë ndaj Arsenalit!

Edhe Pepijn Lijnders, zëvendësi i Jurgen Klopp është infektuar me Covid, dhe Liverpool ka përsëritur kërkesën për të shtyrë gjysmëfinalen e Kupës së Ligës kundër Arsenalit, të programuar për këtë të enjte në Emirates Stadium.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Klubi mund të konfirmojë se Pepijn Linders ka rezultuar pozitiv me Covid 19 të martën mbrëma“, lexohet në një komunikatë të klubit. Këtë të mërkurë Lijnders duhej të prezantohej në konferencën e shtypit para ndeshjes, që kësisoj është anuluar.

Tekniku holandez ishte detyruar të zëvendësonte Klopp në stol në ndeshjen e së dielës me Chelsean, që përfundoi në barazim 2-2, pasi edhe tekniku gjerman kishte rezultuar pozitiv gjatë javës.

Në mungesë të çdo perspektive të përmirësimit të situatës deri të enjten, madje me mundësinë që të përkeqësohet akoma më shumë, klubi ka konsideruar si një masë kujdesi dhe të arsyeshme, që të kërkojë riprogramimin e këtij eventi“, kishin bërë të ditur një ditë më parë “Të Kuqtë”, në faqen e tyre zyrtare, ndërsa tani Liverpooli përsërit kërkesën duke shtuar:

Përgjigja ndaj kërkesës tonë është ende pezull“. Apeli i Liverpoolit i drejtohet English Football League, organizatore e kompeticionit, dhe jo Premier League që deri më tani ka shtyrë shumë ndeshje të kampionatit për shkak të pandemisë.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency