Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Liverpool-Real, duel gjigantësh për “yllin” e PSG-së

Pak ditë më parë, bëri bujë lajmi se Kylian Mbappe ia ka bërë të qartë PSG-së se nuk do të rinovojë kontratën dhe se dëshiron të largohet nga skuadra kryeqytetase në verë të vitit të ardhshëm, ndryshe “divorci” do të ndodhë me parametër zero, kur të skadojë ligjërisht marrëveshja.

Liverpooli thuhet se është në kontakte të vazhdueshme me ​​Kylian Mbappenë, me idenë për t’u bashkuar në merkaton e verës së vitit të ardhshëm (2021), por “The Reds” do të përballen me konkurrencën e fortë të Real Madridit.

Sipas prestigjiozes franceze “L’Equipe”, Liverpooli po e mbikëqyr situatën e sulmuesit e të njëjtën gjë po bën edhe Florentino Perez. Klopp më parë ka pranuar se do të ishte jashtëzakonisht e vështirë të arrihej një marrëveshje për sulmuesin, por dyshohet se ka kontaktuar me babanë e tij, Wilfried, që në muajin maj për të diskutuar mbi të ardhmen e talentit francez.

Kampioni Botës është një nga lojtarët më të kërkuar në Europë dhe do të duhej një shpenzim rekord për ta shkëputur nga PSG.

Pavarësisht ndikimit financiar të Koronavirusit, që e ka tronditur tregun e transferimeve, PSG nuk është nga ato klube që dorëzohet para presioneve “të lehta”.

Siç raportohet nga “Dailymail”, Liverpooli kontaktoi me përfaqësuesin e Mbappesë në verën e vitit 2017, kur “ylli” i atëhershëm i Monakos po përgatitej të bënte lëvizjen e tij të parë të madhe në skenën europiane.

Liverpool pagoi 65 milionë stërlina për Thiago Alacantaran dhe Diogo Jotan javën e kaluar, por një shpenzim tjetër i madh për Mbappenë do të ishte në kundërshtim me strategjinë klubit mbi transferimet.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...