Liverpool-Real Madrid/ Publikohen formacionet zyrtare, cilët janë të përzgjedhurit e trajnerëve

Liverpool dhe Real Madrid përballen mbrëmjen e sotme në “Stade de France” përballë 80 mijë spektatorëve në stadium dhe miliona të tjerëve para ekranit, për të diskutuar trofeun më të rëndësishëm europian për klube, Ligën e Kampionëve.
Dy strategët, Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti kanë ndarë mendjen për formacionet që do të hedhin në fushë mbrëmjen e sotme, duke u besuar titullarëve më të rëndësishëm, atyre që kanë kontribuuar më shumë për të sjellë skuadrat deri në këtë finale.
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertsson; Fabinho, Henderson, Thiago; Salah, Mane, Luiz Diaz
Real Madrid (4-4-2): Courtois; Carvajal, Alaba, Militao, Mendy; Modriç, Casemiro, Kroos, Valverde; Vinicius, Benzema
