Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Liverpool rigjen Mane për transfertën e vështirë ndaj West Ham

Në prag të ndeshjes West Ham – Liverpoool, gjermani Jurgen Klopp rigjen shërbimet e senegalezit Sadio Mane, i cili ka kryer tashmë seancën e parë stërvitore në gjendje optimale pas dëmtimit të pësuar në impenjimin me kombëtaren e tij.  Sulmuesi qëndronte jashtë fushe që në datën 8 tetor pasi vuajti një dëmtim të gradës së dytë në gju, por tashmë të gjithë treguesit flasin për një rikuperim të plotë të tij edhe pse  ishte parashikuar që 25-vjeçari të mos zbriste në fushë para muajit dhjetor. The Reds, një prej skuadrave me sulmin më potent në Premier League vijnë më një frymë pozitive në përballjen e së shtunës në stadiumin e Londrës pasi kanë treguar në takimet e fundit se janë edhe më imponues përballë skuadrave që si strategji kanë pikërisht mbrojtjen. Nga ana tjetër West Hami i kroatit Slaven Bilic është duke përjetuar një krizë të thellë në repartin e mbrojtes.

Në vështirësi tekniku kroat, i cili për takimin me The Reds do t’i duhet të bëjë llogaritë pa asnjë emër potencial në pozicionin e mbrojtësit të djathtë. Në të vërtetë jo më larg se një javë më parë The Hammers kishin një organikë të plotë nga e cila tekniku mund të zgjidhte për të ndërtuar formacionin që do të zbriste në fushë këtë shtunë, por dëmtimet e njëpasnjëshme kanë vënë në veshtirësi tashmë të gjithë skuadrën. Jose Fonte, Sam Byram, Michail Antonio, James Collins të gjithë të dëmtuar dhe Pablo Zabaleta i pezulluar e bëjnë edhe të zymtë skenarin për trajnerin ballkanas, pozitat e të cilit pas startit jo të mirë të sezonit janë lëkundur në stolin e skuadrës londineze. Liverpooli vjen me një statistikë prej 36 golash në 17 ndeshje të të gjitha kompticioneve për këtë sezon. E vetmja dritë jeshile tek e cila do të tentojnë The Hammers janë pikërisht hapësirat që The Reds mund të krijojnë gjatë këtij takimi në prapavijë duke qënë se loja e tyre projektohet në sulm.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...